TIRANË- Pas më shumë se 80 ditësh, “Ferma VIP” ka kurorëzuar fituesin e këtij edicioni.
Siç pritej Mimoza Ahmeti ka mundur të fitojë çmimin e madh, pasi fitoi edhe zemrat e publikut.
Pas finales së madhe, ashtu si tradita e do, një festë mbahet.
Të pranishëm kanë qenë ish-konkurrentë, stafi dhe drejtuesit e këtij projekti. Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi televiziv. Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e dy emrave të rëndësishëm të këtij projekti. Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në festën e organizuar pas finales.
Mungesa e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga të ftuarit dhe fansat e emisionit, duke nxitur diskutime dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale.
Deri më tani, as Osmani dhe as Grishaj nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me arsyet e mospranisë së tyre në këtë organizim. Sipas raportimeve dhe dëshmive nga të pranishmit, mungesa e tyre është vënë re menjëherë gjatë festës, duke krijuar habi mes pjesëmarrësve.
“Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, është shprehur për “Prive By Liberta Spahiu” një nga të ftuarit në festë.
Mesa duket mes Arbanës dhe Edit dhe organizatorëve, ka pasur disa momente tensioni, çfarë kanë sjellë edhe reagimin e tyre.
Megjithatë, as Edi dhe as Arbana nuk kanë preferuar që të komentojë më rreth këtyre zhvillimeve. Ajo që me siguri tashmë dihet është fakti se sezonin e ardhshëm, Arbana nuk do të jetë më në krye të reality show, duke e përmbyllur kështu një tjetër eksperiencë televizive


