Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli nuk i përmbahet marrëveshjes! Sulmon sërish Libanin, humbin jetën 5 persona

    Reali do Majkëll Olise në Madrid, në garë për francezin futen edhe kampionët e Europës

    Igli Tare nuk ka dyshime per zgjedhjen e Napolit: Flas do 2-3 dite me Alegrin, Milani duhet te…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dy operacione në Durrës, arrestohen autorë të dyshuar të grabitjeve me ar*ë dhe dh*në

    June 20, 2026

    Policia e Durrësit ka intensifikuar veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve me armë dhe me dhunë, duke finalizuar brenda 24 orëve dy operacione të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”.

    Si rezultat i operacioneve, janë identifikuar dhe arrestuar dy shtetas të dyshuar për përfshirje në ngjarje kriminale të ndodhura më herët, ndërsa janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.

    Në kuadër të operacionit “Rada”, shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan shtetasin M.F., 21 vjeç, banues në fshatin Mafsheq. Ai dyshohet se më 19 qershor 2026, rreth orës 02:30, i maskuar dhe i armatosur me armë automatike, ka hyrë në oborrin e banesës së një shtetaseje në fshatin Radë me qëllim vjedhjen.

    Gjatë ndërhyrjes policore në zonën e Krujës, i riu tentoi të largohej, por u neutralizua dhe u vu në pranga. Në kontrollin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri që do të përdoren si prova materiale në hetim.

    Ndërkohë, në operacionin “Bashkëpunëtori”, u identifikua dhe u ndalua shtetasi R.K., 51 vjeç, banues në Tiranë. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin T.M., i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Taksimetri”, në dy raste grabitjeje me dhunë ndaj taksistëve në zonat e Shënvlashit dhe Rinasit.

    Nga hetimet dhe analizimi i pamjeve filmike është dokumentuar se 51-vjeçari shërbente si transportues i bashkëpunëtorit të tij, i cili kryente grabitje ndaj drejtuesve të mjeteve taksi në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Krujën dhe Durrësin.

    Gjatë kontrollit në banesën dhe garazhin e të ndaluarit, janë sekuestruar prova materiale që e lidhin me aktivitetin kriminal.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.

    Durres policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli nuk i përmbahet marrëveshjes! Sulmon sërish Libanin, humbin jetën 5 persona

    June 20, 2026

    Reali do Majkëll Olise në Madrid, në garë për francezin futen edhe kampionët e Europës

    June 20, 2026

    Igli Tare nuk ka dyshime per zgjedhjen e Napolit: Flas do 2-3 dite me Alegrin, Milani duhet te…

    June 20, 2026

    Inate në Ferma Vip/  Arbana Osmani e mbyll me ekranin pas Reality Show-t! Çifti mungon në festë

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.