Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Leptokarisë, në Thesproti të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundja është shënuar në orën 06:37, me epiqendër rreth 9 kilometra në veriperëndim të Leptokarisë dhe në një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa zona të Thesprotisë, por deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Pak orë më herët, në orën 04:50, në të njëjtën zonë ishte regjistruar edhe një tjetër lëkundje me magnitudë 3.5 Rihter, duke ngritur dyshime për një aktivitet të lehtë sizmik në rajon.
Sipas ekspertëve sizmologë, bëhet fjalë për një sekuencë të vogël tërmetesh, e cila po monitorohet nga autoritetet përkatëse. Deri tani nuk ka sinjale për pasoja të konsiderueshme, ndërsa institucionet vijojnë vëzhgimin e situatës.


