Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga aleatë të ngushtë te përplasja politike, si erdhën tensionet mes Trump dhe Melonit

    Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, alarm në Francë dhe temperatura deri në 40°C

    Epidemia e Ebolës përhapet në Kongon Demokratike, 933 raste dhe 245 viktima

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Media gjermane rendit Shqipërinë ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026: Sekreti i fundit i Mesdheut

    June 20, 2026

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar të turizmit, duke u renditur mes destinacioneve më të kërkuara për pushimet verore të vitit 2026. Në një artikull të publikuar nga media gjermane HolidayCheck.de, vendi ynë vlerësohet si një nga surprizat më të bukura të Mesdheut, falë natyrës së paprekur, plazheve mahnitëse dhe kostove të përballueshme.

    Sipas autores Claudia Bohm, Shqipëria po shndërrohet në një alternativë tërheqëse ndaj destinacioneve tradicionale turistike, duke ofruar një përvojë autentike larg turizmit masiv. E vendosur përkrah vendeve si Turqia, Portugalia, Gjeorgjia dhe Indonezia, ajo po tërheq vizitorë që kërkojnë qetësi, peizazhe të egra dhe bukuri natyrore.

    Me një vijë bregdetare që përfshin ujërat e Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria ofron plazhe me ujëra të kristalta, gjire të fshehura dhe peizazhe malore spektakolare që zbresin deri pranë detit. Kjo ndërthurje e veçantë e natyrës e bën vendin një zgjedhje gjithnjë e më të preferuar për turistët evropianë.

    Në artikull përmendet veçanërisht plazhi i Borshit, i cilësuar si një nga perlave më të ruajtura të bregdetit shqiptar, ku vizitorët mund të shijojnë qetësinë dhe natyrën larg turmave. Ndërsa Saranda vlerësohet si destinacion ideal për familjet dhe çiftet, falë kombinimit të infrastrukturës turistike, plazheve të sigurta dhe atmosferës relaksuese.

    Media gjermane e përshkruan Shqipërinë si një nga “sekretet e fundit të Mesdheut”, një vend që vazhdon të ruajë ndjesinë e zbulimit dhe autenticitetit, duke u kthyer në një prej zgjedhjeve më tërheqëse për pushimet verore të vitit 2026.

    destinacion Mesdheu Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga aleatë të ngushtë te përplasja politike, si erdhën tensionet mes Trump dhe Melonit

    June 20, 2026

    Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, alarm në Francë dhe temperatura deri në 40°C

    June 20, 2026

    Epidemia e Ebolës përhapet në Kongon Demokratike, 933 raste dhe 245 viktima

    June 20, 2026

    Aksident hekurudhor në Mynih, vagona treni bien nga ura, një i plagosur rëndë

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.