Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e kësaj të premte në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan.
Sipas burimeve policore, viktima, i identifikuar si Armando Selmanllari po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjes, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas aksidentit në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i policisë
” Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”


