BRUKSEL- Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi ka marrë pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ku u diskutuan prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.
POSTIMI I PLOTË I NUFIT:
Në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në
Bruksel ritheksuam rëndësinë e unitetit, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe rritjen e gatishmërisë së Aleancës përballë zhvillimeve në mjedisin e sigurisë euro-atlantike.
Përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim, bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në #mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.
Shqipëria
do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të #NATO si një #aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë.
#WeAreNATO#DefMin./Radar.al


