Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    “Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj”, Ministri Gonxhja inspektim në plazhet e Vlorës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Reforma e re/ Taksa e pronës do rritet deri në katërfishim, kush ka më shumë se 1 banesë do të paguajë 50% më shumë

    June 17, 2026
    Reforma e re/ Taksa e pronës do rritet deri në katërfishim, kush ka më shumë se 1 banesë do të paguajë 50% më shumë

    Taksa e pronës do të ndryshojë dhe do të rritet vlera e saj. Qeveria ka gati tashmë projektligjin e ri ‘Për Taksën e Pasurive Të Paluajtshme’, i cili kalon në një sistem taksimi të pronave në bazë të çmimeve të tregut. Sa më e shtrenjtë të jetë prona aq më e lartë taksa, dhe sa më në qendër të jetë aq më shumë do të paguhet.

    “Taksa mbi pasurinë e paluajtshme e bazuar në vlerën e tregut, është një taksë e drejtë. Regjimi tatimor që zbatohet aktualisht në Shqipëri i vendos në shumë raste të njëjtën barrë tatimore, si një personi që ka pasuri të paluajtshme në qendër të qytetit, ashtu dhe një personi që ka pasuri të paluajtshme me të njëjtat karakteristika, por në periferi të qytetit, me vlerë tregu më të ulët”, thuhet në relacion.

    Kjo metodë në taksimin e pronës sipas Ministrisë së Financave, ka potencial të fortë për rritjen e të ardhurave.

    “Taksa mbi pasurinë e paluajtshme duhet të forcohet dhe shndërrohet në të ardhmen në shtyllën parësore të të ardhurave vendore, duke garantuar një burim më të qëndrueshëm, më të drejtë dhe më të parashikueshëm të të ardhurave për bashkitë”, thuhet në relacion.

    Përveçse taksimi do të bëhet në bazë të vlerës që ka prona në treg, do të ndryshojë edhe tarifa, nga 0.05% që është aktualisht në 0.1% -0.2% e vlerës së saj.

    Madje sipas argumenteve të dhëna për këtë formulë taksimi bazuar në vlerën e tregut, qeveria synon t’i vë fre edhe spekulimeve me çmimet e pronave.

    “Në këtë kuadër ajo mund të de-motivojë gjithashtu fryrjen e pajustifikuar të çmimeve të pasurive të paluajtshme. Taksa e re pasurisë do të përbejë një kosto domethënëse për pronarët dhe mund ta bëj spekulimin me çmimet më të rrallë”, vijon relacioni.

    Përmes këtij projektligji vendi ndahet në 7 zona, që do të përdoren për të reduktuar tatimin për banesën e parë. Kjo reformë e re në taksim do të rëndojë më shumë mbi banesat e dyta e më shumë.

    Në nenin 8 sqarohet se si do të bëhet diferencimi në taksim nga banesë e parë në të dytë.

    “Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë banesa, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm 1 (një) prej këtyre banesave, pa marrë parasysh faktin që banesat mund të ndodhen në Bashki të ndryshme”, thuhet në nenin 8 pika 4.

    Po në nenin 8, përcaktohet një zbritje nga vlera e banesës së parë të të gjithë individëve, në një shumë të barabartë me 50% të vlerës së banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar për 7 kategoritë e bashkive.

    Në Tiranë pragu maksimal i zbritjes nga vlera e pronës do të jetë 8,4 milionë lekë. Për grupin e dytë ku përfshihen bashkitë Durrës, Himarë Vlorë, Sarandë ulja maksimale do jetë 4,75 milionë lekë, për bashkitë në kategorinë e tretë Elbasan, Fier, Kamëz, Kavajë, Korçë, Lezhë, Pogradec, Shkodër dhe Vorë vlera e pronës ulet me 3,55 milionë lekë para se të taksohet. Për bashkitë në kategorinë e katërt ku përfshihen Berat, Dibër, Divjakë, Gjirokastër, Gramsh, Krujë, Kukës, Librazhd, Lushnjë, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Përrenjas dhe Rrogozhinë zbritja për banesën e parë është 2.8 milionë lekë.

    Për bashkitë në kategorinë e pestë Belsh, Bulqizë, Cërrik, Delvinë, Devoll, Dimal, Dropull, Finiq, Has, Këlcyrë, Klos, Konispol, Kuçovë, Kurbin, Libohovë, Maliq, Mallakastër, Patos, Peqin, Përmet, Pustec, Roskovec, Shijak, Tepelenë dhe Tropojë zbritja është 2 milionë lekë.

    Për bashkitë në kategorinë e gjashtë ku bëjnë pjesë bashkitë Kolonjë, Poliçan, Pukë, Selenicë, Skrapar dhe Vau i Dejës zbritja është 1,45 milionë lekë.

    Kategoria e fundit, e shtata ku futen Fushë-Arrëz dhe Memaliaj, zbritja e vlerës së pronës është maksimumi 750 mijë lekë.

    Pasi bëhen këto zbritje mbi vlerën e pronës, aplikohet tatimi. Pra psh, një individ me banesë të parë në Tiranë me vlerë 10 milionë lekë, do të paguaj tatim vetëm për vlerën 5 milionë lekë, pra për 50% të vlerës së saj.

    Kur vlera e pronës është 20 milionë lekë, çmimi mund të ulet me maksiumumi 8.4 milionë lekë, dhe për vlerën pas uljes prej 11.6 milionë lekësh paguhet tatimi.

    Taksa mbi pasurinë e paluajtshme vendoset dhe mblidhet në përputhje me këtë ligj nga viti 2029 për njësitë e ndërtesave dhe nga vitit 2031 për parcelat.

    “Bashkia përcakton vlerën e taksueshme të çdo pasurie të paluajtshme që i nënshtrohet taksimit në territorin e saj, deri më 31 dhjetor të vitit para vitit tatimor”, thuhet në pikën 5 të nenit 7.

    do rritet deri në katërfishim Reforma e re Taksa e pronës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026

    “Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj”, Ministri Gonxhja inspektim në plazhet e Vlorës

    June 17, 2026

    Mashtronin qytetarë të huaj dhe iu merrnin para me anë të call centerave, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.