Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    “Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj”, Ministri Gonxhja inspektim në plazhet e Vlorës

    Mashtronin qytetarë të huaj dhe iu merrnin para me anë të call centerave, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Meloni nga G7: Miratimi nga PE i rregullores për riatdhesim të emigrantëve, historik! Ndjek rrugën e duhur sipas modelit të Italisë me Shqipërinë

    June 17, 2026
    Meloni nga G7: Miratimi nga PE i rregullores për riatdhesim të emigrantëve, historik! Ndjek rrugën e duhur sipas modelit të Italisë me Shqipërinë

    Parlamenti Europian miratoi të mërkurën ndryshime në politikën e Bashkimit Europian për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e unionit.

    Sipas institucioneve europiane, rregullat e reja synojnë të thjeshtojnë dhe përshpejtojnë procedurat e kthimit, duke respektuar të drejtat themelore dhe ligjin ndërkombëtar.

    Lidhur me këtë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila e ka cilësuar miratimin e rregullores së re europiane mbi riatdhesimet, një masë historike, që sipas saj, është meritë kryesore e Italisë.

    “Sot, Italia arriti një sukses të madh në Evropë. Parlamenti Evropian miratoi rregulloren e re evropiane mbi riatdhesimet, një masë historike, rezultat kryesisht i punës së qeverisë italiane, e cila na lejon të riatdhesojmë shpejt ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meloni.

    Komentet Meloni i bëri përmes një videoje në rrjetet sociale, të regjistruar ndërsa ishte në Evian për Samitin e G7.

    Meloni ka theksuar gjithashtu se rregullorja e re e miratuar nga Parlamenti Europian parashikon gjithashtu mundësinë e hapjes së qendrave të riatdhesimit në vendet e treta, duke ndjekur kështu sipas saj, ‘në mënyrë efektive rrugën e nisur nga qeveria italiane me protokollin me Shqipërinë’.

    “Rregullorja parashikon gjithashtu mundësinë e hapjes së qendrave të riatdhesimit në vendet e treta, duke ndjekur kështu në mënyrë efektive rrugën e nisur nga qeveria italiane me protokollin me Shqipërinë, një zgjidhje inovative që e majta italiane dhe evropiane u përpoqën ta kundërshtonin me çdo kusht, por që, falë kësaj qeverie, tani është bërë një mjet në dispozicion të të gjithë Evropës”, shtoi Meloni.

    Kujtojmë se disa vite me parë, Italia dhe Shqipëria firmosën një marrëveshje për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku do të vendoseshin emigrantë nga vendet e treta që do të ktheheshin nga Italia (deri në momentin e sqarimit të plotë të dokumentacionit, nëse do të qëndronin në BE apo jo).

    Giorgia Meloni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026

    “Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj”, Ministri Gonxhja inspektim në plazhet e Vlorës

    June 17, 2026

    Mashtronin qytetarë të huaj dhe iu merrnin para me anë të call centerave, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

    June 17, 2026

    Finlanda shënon kthesën pas dekadash, voton pro heqjes së ndalimit për armët bërthamore

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.