Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    “Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj”, Ministri Gonxhja inspektim në plazhet e Vlorës

    Mashtronin qytetarë të huaj dhe iu merrnin para me anë të call centerave, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    June 17, 2026
    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    Deri në 16 vite burg rrezikojnë ata që abuzojnë me fondet e Bashkimit Evropian. Ministria e Drejtësisë ka bërë një sërë propozimesh për të rishikuar Kodin Penal, duke rritur dënimet për ata që cenojnë interesat financiare të BE-së.

    Në Kod propozohet të shtohet një nen i ri 244/b, për ‘Korrupsionin aktiv të nëpunësve të Bashkimit Evropian’, që parashikon burg deri në 3 vite, kur tentohet të korruptohet zyrtari i BE-së.

    “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të Bashkimit Evropian, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet”, thuhet në këtë nen.

    Kurse nëpunësi i BE-së që pranon korrupsionin, dënohet me deri 8 vite burg dhe dënimi rritet deri në 12 vite kur dëmi që shkaktohet është mbi 10 milionë lekë.

    Ndërsa në nenin e ri 245/a thuhet se kur tentativa për korrupsion bëhet me një funksionar të lartë të BE-së, dënimi me burg është deri 6 vite, dhe shtohet me 1 të tretën kur dëmi është mbi 10 milionë lekë. Në rastet kur ndodh e kundërta, pra nëse funksionari i lartë i BE-së kërkon përfitim, duke cenuar interesat financiare të BE-së dënimi shkon gjer në 12 vite, dhe rritet me një të tretën e tij, kur dëmi është mbi 10 milionë lekë.

    Një tjetër nen që propozohet të ndryshohet është ai 143/a/8 ku saktësohet se kur fondet e Bashkimit Evropian keqpërdoren si në procedura prokurimi, jo-prokurimi, kur jepen informacione të pasakta, të rreme në dëm të interesave financiare të BE-së, kjo është vepër penale që dënohet nga dy gjer në pesë vjet.

    Deri në 5 vite burg do të dënohen edhe skemat mashtruese me TVSH-në, që prekin interesat e BE-së. Të gjitha këtyre veprave do u shtohet dënimi i dhënë me 1 të tretën nëse shkaktojnë pasoja të rënda.

    “Kur veprat penale të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë dhe të katërt të këtij neni pasojat do të konsiderohen të renda kur vlera e dëmit ose përfitimit është në vlerën 10.000.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj. Pasojat e veprave penale ndaj sistemit të përbashkët të TVSH-së, konsiderohen të rënda kur veprimet apo mosveprimet e qëllimshme të përkufizuara në paragrafin e mësipërm, lidhen me territorin e dy a më shumë shteteve anëtare të BE-së dhe konsistojnë në një dëm të përgjithshëm prej të paktën 1.000.000.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj”, thuhet në këtë nen të ri. Kurse në nenin aktual vepër e rënd klasifikohej ajo që kishte të bënte me një përfitim që tejkalon 50,000 euro.

    Ashpërsimi i ndëshkimeve për këto vepra penale, vjen 3 vite pasi vendit i janë bllokuar nga Komisioni Evropian fondet për bujqësinë për shkak të abuzimeve me IPARD II, si dhe ka pasur probleme edhe me fondet IPA.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026

    “Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj”, Ministri Gonxhja inspektim në plazhet e Vlorës

    June 17, 2026

    Mashtronin qytetarë të huaj dhe iu merrnin para me anë të call centerave, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

    June 17, 2026

    Finlanda shënon kthesën pas dekadash, voton pro heqjes së ndalimit për armët bërthamore

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.