GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku mori pjesë në konferencën vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.
Shefi i qeverisë gjatë qëndrimit në Berlin u takua edhe me Ministren gjermane të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche.
Në konferencë Rama deklaroi se duhet integrim sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i dhënë një vend në tryezë e më tej të drejtën e vetos.
Lideri i qeverisë shqiptare tha se integrimi gradual nuk mund të kthehet në paradhomë pritjeje që varet nga ankthet subjektive të disa shteteve anëtare./Radar.al


