Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit, procedohen 16 protestues

    Çifti u dh*nua për luleshtrydhet në mal?/ Bardha Nika: Autori i nxori automatikun tim biri

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    June 17, 2026

    Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në vend u rrit ndjeshëm në prill, duke konfirmuar një përshpejtim të sektorit të turizmit krahasuar me muajt e parë të vitit që ishin më të ngadaltë.

    Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se numri total i vizitorëve në hotele dhe struktura të tjera akomoduese u rrit me 19,7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Zgjerimi u nxit kryesisht nga udhëtarët e huaj apo jo rezidentët.

    Këta të fundit u rritën me 22,6% në bazë vjetore në prill, ndërsa vizitorët rezidentë u shtuan me 12,9%, sipas të dhënave.

    Turistët nga Italia përbënin tregun kryesor nga erdhën vizitorët që u vendosën në struktura akomoduese, me 23% të vizitorëve të huaj të akomoduar. Ata u pasuan nga Kosova me 13%, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania me nga 8%, si dhe Franca me 6%. Vizitorët nga vende të tjera përbënin 42% të totalit.

    Pavarësisht rritjes më të fortë të akomodimit, net-qëndrimet u zgjeruan më ngadalë. Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 5,6% nga një vit më parë. Për vizitorët rezidentë rritja ishte 3,9%, ndërsa për jo-rezidentët 6,3%.

    Një panoramë e tillë tregon se udhëtimet e vizitorëve janë kryesisht afatshkurta diçka tipike për muajt e parë kur turizmi në vend përkufizohet nga turet kulturore ose lëvizjet e shkurtra të fundjavave. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ishte 22,4% në prill, e pandryshuar nga i njëjti muaj i vitit të kaluar.

    Shifrat tregojnë për një ecuri në rritje të turizmit diçka që turoperatorët presin që të mbajë të njëjtën tendencë si viti e shkuar./MONITOR

    Strukturat akomoduese turizmi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit, procedohen 16 protestues

    June 17, 2026

    Çifti u dh*nua për luleshtrydhet në mal?/ Bardha Nika: Autori i nxori automatikun tim biri

    June 17, 2026

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    June 17, 2026

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.