Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku mbajti një fjalim të gjatë me mesazhe historike, politike dhe institucionale.

    Në nisje të fjalës së tij, Begaj e cilësoi një nder dhe emocion të veçantë praninë në këtë ditë, duke theksuar se 12 qershori është një moment i rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar.

    “Është një nder i veçantë dhe një emocion i thellë për mua sot të jem mes jush në këtë tokë të lirisë për të kremtuar së bashku 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës”, u shpreh ai.

    Presidenti vlerësoi se çlirimi i Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra qytetarëve, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe NATO-n.

    Ai nderoi figurat kryesore historike të Kosovës, duke përmendur Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe Adem Demaçin, si dhe familjet e dëshmorëve të luftës.

    “Liria e Kosovës erdhi si produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë…”, deklaroi Begaj.

    Në fjalën e tij, presidenti iu referua edhe procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një “betejë të vështirë” dhe duke shprehur mbështetje për ta, si dhe besim në drejtësi.

    Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë “dy shtete të një kombi”, të lidhura nga një vëllazëri e pandarë dhe marrëdhënie që, sipas tij, janë më të forta se kurrë.

    “Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të të njëjtit komb, të lidhura pazgjidhshmërisht nga një vëllazëri e pandarë”, tha ai.

    Begaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe integrimit euroatlantik të Kosovës, duke theksuar nevojën për njohje të reja ndërkombëtare dhe anëtarësim në NATO dhe BE.

    Në përmbyllje, ai përcolli një mesazh të fortë mbi historinë e Kosovës dhe rolin e saj në rajon:

    “Kosova e sotme është dëshmi e gjallë se liria nuk falet. Ajo fitohet me qëndresë dhe mbrohet me dinjitet, unitet të brendshëm dhe punë të përditshme”, u shpreh Presidenti.

    Fjala e plotë:

    Është një nder i veçantë dhe një emocion i thellë për mua sot të jem mes jush në këtë tokë të lirisë për të kremtuar së bashku 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
    12 Qershori është një datë e gdhendur përgjithmonë në memorien historike të kombit tonë. Kjo është dita kur triumfoi liria mbi aparteidin, shpresa mbi frikën dhe e drejta mbi padrejtësinë gjenocide.
    Liria e Kosovës erdhi si produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, aleatëve dhe partnerëve tanë, të cilët u rreshtuan në anën e duhur të historisë.
    Sot, ne përulemi me mirënjohje të pakufishme përpara dëshmorëve të lirisë, përpara prindërve dhe familjeve që mbajtën peshën më të rëndë të luftës. Njëkohësisht, nderojmë kujtimin dhe trashëgiminë e arkitektëve të shtetësisë së Kosovës, në krye me Presidentin historik, Ibrahim Rugova, vizioni dhe urtësia e të cilit ndërtuan themelet demokratike dhe orientimin e palëkundur perëndimor të këtij shteti.
    Nderojmë sot kryetrimin dhe kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe familjen e tij, dhe të gjithë luftëtarët e lirisë.
    Nderojmë sot rezistencën e Adem Demaçit.
    Në këtë ditë feste dhe reflektimi, mendja dhe zemra është edhe në Hagë, aty ku krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me një tjetër betejë, në një proces që rëndon si një padrejtësi e madhe historike. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po paguajnë një çmim të lartë për të mbrojtur dinjitetin e një lufte që ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare. Nga ky podium sot, ne u dërgojmë mesazhin e mbështetjes dhe vëllazërisë, se asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe: UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej. Besojmë fort se drejtësia do të triumfojë dhe ata do të kthehen fitimtarë në Kosovën e tyre të lirë!
    Për Shqipërinë, liria dhe shtetësia e Kosovës mbetet një ndër arritjet më të mëdha të historisë sonë moderne kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të të njëjtit komb, të lidhura pazgjidhshmërisht nga një vëllazëri e pandarë. Sot, marrëdhëniet mes dy shteteve tona janë më të forta se kurrë, duke shërbyer si një spirancë stabiliteti, paqeje dhe sigurie në të gjithë rajonin tonë.
    Në një kohë kur konteksti gjeopolitik global po bëhet gjithnjë e më kompleks, Kosova nuk përballet thjesht me sfida të konsolidimit ndërkombëtar, por me nevojën jetike për të mbrojtur sigurinë, pacenueshmërinë territoriale dhe sovranitetin e saj shtetëror. Përballë çdo kërcënimi apo tentative për të destabilizuar atë që është arritur me gjak e sakrificë, gjuha dhe përgjigja jonë duhet të jetë e prerë dhe e qartë: sa më shpejt ndërtimi i institucioneve të reja, më shumë punë për forcimin e shtetit ligjor dhe institucione demokratike, më shumë njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në NATO.

    Dua ta ritheksoj dhe ripërsëris sot nga Prishtina se Shqipëria dhe Kosova janë gjysma të të njëjtit trup. Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme. Shqipëria është dhe do të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në çdo tryezë diplomatike dhe arenë ndërkombëtare, duke mbrojtur me çdo çmim paprekshmërinë e kufijve të saj dhe duke kërkuar integrimin e plotë të Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

    Kosova e sotme është dëshmi e gjallë se liria nuk falet. Ajo fitohet me qëndresë dhe mbrohet me dinjitet, unitet të brendshëm dhe punë të përditshme dhe mbështetet te miqtë dhe partnerët strategjikë.

    Këtë trashëgimi të vyer kemi detyrim t’ua përcjellim brezave të rinj, që ata ta ndërtojnë të ardhmen mbi themelet e forta të kësaj historie të lavdishme.

    Të dashur vëllezër dhe motra të Kosovës,
    në këtë ditë të madhe të krenarisë sonë kombëtare, ju përcjell urimet më të ngrohta të mbarë popullit shqiptar!

    Qoftë i përjetshëm dhe i pacenuar kujtimi i dëshmorëve! Lavdi përjetë!
    Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, FSK-në dhe institucionet e saj!
    Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe miqtë e tij!
    Urime 27-vjetori i Çlirimit!

    Bajram Begaj kosova LIRIA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.