Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    NATO thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    Vr*u shokun e ngushtë dhe i zhduku trupin, autori dyshohet se e mbajti viktimën mbi 24 orë në makinë

    Kirurgu: Më solli foton e ish-të dashurës pasi ishte martuar dhe më kërkoi… (VIDEO)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA

    June 12, 2026

    TIRANË– Një ditë më parë u raportua se kreut të PD, Sali Berisha iu hoq non grata e vendosur 5 vite më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndërkohë ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale lideri i PD ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij nuk janë më subjekt i kufizimeve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    POSTIMI I PLOTË:

    Të dashur miq,

    Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.

    Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.

    Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

    Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.

    Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë. #sb./Radar.al

    burri dhunon gruan non grata e Berishes sali berisha SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    NATO thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    June 12, 2026

    Vr*u shokun e ngushtë dhe i zhduku trupin, autori dyshohet se e mbajti viktimën mbi 24 orë në makinë

    June 12, 2026

    Kirurgu: Më solli foton e ish-të dashurës pasi ishte martuar dhe më kërkoi… (VIDEO)

    June 12, 2026

    Tentoi të grabiste me a*më lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet autori

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.