Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tentoi të grabiste me a*më lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet autori

    Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të dr*gës, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të ‘Top Seven’

    Kirurgu: U operua 3 herë në gjoks, vetëm sepse i dashuri nuk ishte i kënaqur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

    June 12, 2026

    TIRANË– Sipas të dhënave të AirDNA(kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) të vena në dispozicion për “Moitor”, 97% e të gjitha qëndrimeve në apartamente turistike gjatë 12 muajve të fundit janë realizuar nga vizitorë që vijnë nga jashtë Shqipërisë.

    Analiza e origjinës së turistëve, bazuar në të dhënat e vlerësimeve të përdoruesve të Airbnb, tregon se Franca përbën tregun më të madh të huaj për Shqipërinë, me 18% të netëve të qëndrimit.

    Ky grup ka pasur një rritje të dukshme sidomos vitin e shkuar diçka që po reflektohet edhe këtë  vit. Madje për herë të parë francezët këtë verë po vijnë me kontrata garancie dhe në formë të organizuar në rajonin e Golemit dhe Durrësit.

    Gjermania nga ana tjetër renditet e dyta me 14%, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 12% të kërkesës totale. Mbretëria e Bashkuar zë 11%, ndërsa Holanda 4%.

    Pesë tregjet kryesore përfaqësojnë së bashku gati 60% të të gjitha qëndrimeve të realizuara nga turistët e huaj në Shqipëri gjatë vitit të fundit.

    Të dhënat historike tregojnë gjithashtu një ndryshim gradual të përbërjes së kërkesës ndërkombëtare. Gjatë pesë viteve të fundit është rritur pesha e turistëve që vijnë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda.

    Në të kundërt, pjesa e tregut e përfaqësuar nga vizitorët amerikanë rezultoi më e lartë gjatë vitit 2021, menjëherë pas pandemisë, përpara se të zbriste gradualisht në vitet pasuese.

    Sipas AirDNA, Shqipëria vazhdon të mbështetet kryesisht te kërkesa ndërkombëtare në sektorin e akomodimit afatshkurtër, me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të tregut vendas.

    Shifrat e vitit të fundit tregojnë se pothuajse e gjithë kërkesa në platformat Airbnb dhe Vrbo gjenerohet nga vizitorë të huaj, ndërsa tregjet e Evropës Perëndimore përbëjnë pjesën më të madhe të netëve të qëndrimit në vend.

    Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Shqipëria ka regjistruar zgjerim të vazhdueshëm të ofertës turistike dhe rritje të kërkesës në tregun e akomodimit afatshkurtër, duke u renditur ndër tregjet me ritmet më të larta të zgjerimit në rajonin e Ballkanit./MONITOR

    AirDNA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tentoi të grabiste me a*më lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet autori

    June 12, 2026

    Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të dr*gës, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të ‘Top Seven’

    June 12, 2026

    Kirurgu: U operua 3 herë në gjoks, vetëm sepse i dashuri nuk ishte i kënaqur

    June 12, 2026

    Aksioni i SPAK/Arrestohet Orest Sota, në kërkim Ilir Shtufi dhe Artur Shehu

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.