Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksioni i SPAK/Arrestohet Orest Sota, në kërkim Ilir Shtufi dhe Artur Shehu

    Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA

    Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

    June 12, 2026

    Pas një sulmi brutal me thikë nga një sudanez në Belfast, Irlanda e Veriut u përfshi nga trazirat. U regjistruan akte dhune ksenofobike – edhe përtej Irlandës së Veriut. Pse janë trazirat kaq të ashpra?

    Ishin skena si nga një luftë civile: ndjekje njerëzish nëpër rrugë, kontejnerë plehrash të djegur, re të dendura tymi të zi që përhapen mbi lagje të tëra, një prani masive e forcave të sigurisë që përpiqen të vendosin kontrollin: Belfasti u zhyt në kaos të martën në mbrëmje (10.06.2026).

    Në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, protestat me sfond ksenofobinë dolën jashtë kontrollit. Qindra njerëz u mblodhën në vende të ndryshme publike të Belfastit. Deputetja e Partisë Laburiste nga Belfasti, Claire Hanna, madje foli për një “pogrom racist”: ajo tha se kishte parë burra “duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe duke kërkuar të huaj” – shumë prej tyre të maskuar, disa kishin ndezur zjarre – edhe në shtëpi ku jetonin familje migrante me fëmijë.

    Të mërkurën, një prani e madhe e forcave të sigurisë parandaloi një përsëritje të trazirave në Belfast. Megjithatë, në qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar pati marshime proteste dhe trazira. Edhe aty, sipas raportimeve, persona janë sulmuar në mënyrë të qëllimshme për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, raportoi ndër të tjera “Scottish Daily Express”.

    Shkaku i trazirave ishte një video e një sulmi brutal me thikë që qarkulloi në rrjetet sociale. Në të shihej si një autor sulmonte disa herë me thikë një burrë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak, dhe dukej se përpiqej t’i priste fytin, përpara se të ndalohej nga tre burra. Viktima u dërgua në spital me plagë që i rrezikonin jetën. Sipas policisë, sulmuesi ishte një sudanez 30-vjeçar me status të ligjshëm qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

    Nxitës të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale

    Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, dhe kryeministri britanik Keir Starmer dënuan ashpër dhunën dhe njoftuan masa të rrepta kundër përgjegjësve. Por ata kritikuan fort edhe rrjete të ndryshme sociale.

    Në fakt, trazirave u paraprinë shumë postime – për shembull në X ose Telegram – që e ndezën edhe më tej atmosferën tashmë agresive. Mes të tjerash, ekstremisti i djathtë Stephen Yaxley-Lennon, i njohur si “Tommy Robinson”, i dënuar disa herë në Britani, bëri thirrje për protesta masive në të gjithë vendin; drejtuesi i X, Elon Musk, e kishte ripostuar mesazhin e tij.

    Edhe ekstremistë të tjerë të djathtë, sidomos nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, bënë thirrje për protesta të përsëritura dhe të vazhdueshme kundër politikës britanike të migracionit.

    Kujtime nga Southport

    Ngjarjet në Belfast rikthejnë kujtimet e verës 2024, kur trazirat me motive ksenofobie mbajtën Mbretërinë e Bashkuar në ankth për ditë të tëra. Më parë, në qytetin bregdetar britanik Southport, tri vajza të reja u vranë në një sulm me thikë. Atëherë, dezinformimi mbi autorin shkaktoi trazira raciste në mbarë vendin. Ekstremistë të njohur të djathtë – përfshirë edhe “Tommy Robinson” – përdorën atëherë platforma si X dhe Telegram për të nxitur në mënyrë sistematike klimën raciste.

    Irlanda e Veriut: një traditë e gjatë e përplasjeve në rrugë

    Sidomos në Irlandën e Veriut, konfliktet aktuale rreth migracionit ndërthuren me një dinamikë historike të rrënjosur thellë të dhunës në rrugë. Sipas vëzhguesve, të martën trazirat më të ashpra ndodhën në lagjet dikur protestante-luajaliste të Belfastit. Gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut, aty zhvilloheshin përplasjet më të rënda mes protestantëve pro-britanikë dhe katolikëve pro-irlandezë.

    Edhe pse konflikti konsiderohet politikisht i zgjidhur pas Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, shumë – sidomos të rinj – në Irlandën e Veriut ndihen të lënë pas dore dhe të harruar nga politika në Londër. Papunësia është e lartë dhe mungesa e perspektivës e madhe. Pas Brexit-it, shumë protestantë në Irlandën e Veriut i druhen gjithashtu një shkëputjeje graduale nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Infrastrukturat për trazira të dhunshme (si ndërtimi i barrikadave apo përdorimi i koktejve molotov) ekzistojnë prej dekadash dhe mund të mobilizohen shpejt.

    Zemërim i madh në rajonet e dobëta ekonomikisht

    Edhe në pjesë të tjera të vendit, ndjenjat raciste gjejnë terren të përshtatshëm. Pas vrasjeve në Southport në 2024, trazirat më të ashpra shpërthyen në Sunderland, Middlesbrough dhe Hull – ish-qytete industriale në rënie në veri të Anglisë. Inflacioni i lartë, pagat e ngrira dhe shërbimet publike të dobësuara, si sistemi shëndetësor NHS, kanë rritur ndjeshëm pasiguritë ekzistenciale, veçanërisht te klasa punëtore e bardhë.

    Aktualisht, trazirat kanë përfshirë edhe Southampton-in në Angli, përveç disa rajoneve skoceze – një qytet ku 18 lagje janë ndër 10% më të varfrat në të gjithë vendin. Vetëm javën e kaluar, një gabim i rëndë policor në një rast vrasjeje kishte shkaktuar indinjatë të madhe dhe debat të nxehtë mbi racizmin dhe migracionin.

    Asgjësim i debatit politik gjatë viteve

    Debati për migracionin në politikën britanike është zhvilluar prej vitesh me tone jashtëzakonisht të ashpra. “Stop the boats” ishte një slogan i zakonshëm i ish-kryeministrit konservator Rishi Sunak për të ndaluar migrimin e parregullt përmes Kanalit të La Manshit. Edhe marrëveshja e diskutueshme dhe tashmë e dështuar për deportim me Ruandën ishte iniciativë e tij.

    Politikanë populistë të djathtë si Nigel Farage nga partia nacionaliste “Reform UK” kontribuan që narrativat ksenofobike të bëheshin gjithnjë e më shumë pjesë e diskursit kryesor publik.

    Shumë britanikëve iu premtua gjithashtu se me Brexit-in do të rifitonin kontrollin mbi kufijtë e tyre. Por migracioni mbeti i lartë – duke çuar në zhgënjim të thellë dhe ndjesinë se shteti kishte dështuar.

    Politika e “tolerancës zero” në Londër

    Për të frenuar trazirat raciste, qeveria britanike nën Keir Starmer po ndjek një strategji represive të tolerancës zero. Starmer njoftoi se rebelët do të përballen me “forcën e plotë të ligjit”. Për të përballuar valën e arrestimeve, Ministria e Drejtësisë ka liruar mbi 500 vende të reja në burg, në mënyrë që autorët të mund të dënohen me procedura të përshpejtuara.

    Megjithatë, mbetet e paqartë sa shpejt do të qetësohet situata këtë herë. Pas trazirave të vitit 2024, u deshën disa ditë derisa gjendja të stabilizohej./DW

    mbreteri e bashkuar Trazira raciste
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksioni i SPAK/Arrestohet Orest Sota, në kërkim Ilir Shtufi dhe Artur Shehu

    June 12, 2026

    Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA

    June 12, 2026

    Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

    June 12, 2026

    Zhgënjen Çekia/ Koreja e Jugut e mposht me përmbysje në një pjesë të dytë dramatike

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.