Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    June 11, 2026

    Detaje të reja nga dosja hetimore hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë të 4 qershorit në malin e Bodes në Maliq, ku humbi jetën efektivi i njësisë “Shqiponjat”, Enea Mekolli, ndërsa u plagos rëndë kolegu i tij, Edison Adri.

    Sipas dokumenteve hetimore, gjithçka ka nisur një ditë më parë, më 3 qershor, pas denoncimit të bërë në polici nga çobani Aleksandër Kola. Ai ka kallëzuar se ishte kërcënuar dhe dhunuar nga pronari i tij, i shpallur në kërkim, Violand Braçellari, i cili dyshohet se e kishte goditur me qytë arme në kokë.

    Në dëshminë e tij, Kola ka deklaruar gjithashtu se kishte vënë re lëvizje të dyshimta dhe komunikime me telefon, që sipas tij shërbenin për të informuar të kërkuarin për lëvizjet e policisë, ndonëse nuk kishte mundur të identifikonte personat e përfshirë.

    Pas këtij kallëzimi, më 4 qershor, çobani është marrë nga policia dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve, duke u bërë pjesë e operacionit për lokalizimin e të kërkuarit.

    Sipas dëshmive, forcat e policisë janë ndarë në dy grupe për të rrethuar zonën ku dyshohej se fshihej Braçellari. Një grup është nisur nga drejtimi i Voskopojës, ndërsa grupi tjetër, ku bënin pjesë edhe forcat “Shqiponja”, ka lëvizur nga zona e Lozhanit.

    Hetimet tregojnë se grupi që lëvizte nga Voskopoja është përballur me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thyer. Dy automjete nuk kanë arritur të afrohen pranë zonës së objektivit, ndërsa një tjetër është prishur gjatë rrugës, duke vonuar lëvizjen e forcave.

    Në një distancë prej rreth 400–500 metrash nga stani, efektivët kanë dëgjuar të shtëna automatike dhe janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes. Kur kanë mbërritur, kanë konstatuar se një punonjës policie kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur rëndë.

    Ndërkohë, i dyshuari kryesor, Violand Braçellari, akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “vrasjen e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë”, si dhe “mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municionit”.

    Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e operacionit dhe rrethanat që çuan në përplasjen fatale.

    efektivi Maliq operacioni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Kupa e Botës nis me spektakël/ Ceremoni madhështore dhe performancë e Shakirës ndezin stadiumin

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.