Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    June 10, 2026

    Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e dyshuar të 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili u pa për herë të fundit më 4 qershor teksa hynte në një zyrë në bulevardin “Zhan D’Ark” për të takuar mikun e tij, Armand Shakaj.

    Sipas hetimeve, Koçi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në ambientet e zyrës, por nuk është regjistruar kurrë duke dalë prej saj. Pikërisht kjo, së bashku me gjurmët e gjakut dhe mbetjet biologjike të gjetura brenda zyrës, është kthyer në një nga provat kryesore që po drejton hetimin.

    Dyshohet se pas krimit, Armand Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Hetuesit kanë zbuluar se kamerat e korridoreve janë shkëputur, ndërsa më pas është ndërprerë edhe energjia elektrike në godinë, duke penguar regjistrimin e lëvizjeve që pasuan.

    Sipas dosjes hetimore, Shakaj i ka kërkuar kamerierit të lokalit të tij, Enea Zyferi, të ndërpriste energjinë elektrike. Autoritetet dyshojnë se kjo është bërë për të mos u filmuar transportimi i trupit të 34-vjeçarit nga zyra drejt automjetit tip “Porsche”, i parkuar pranë pallatit.

    Zyferi, i arrestuar si bashkëpunëtor, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen dhe se kishte zbatuar urdhrat e pronarit, pasi ishte informuar se do të transportohej një frigorifer.

    Pas disa ditësh hetime intensive, policia lokalizoi automjetin e autorit të dyshuar. Në bagazhin e tij u gjetën materiale biologjike, të cilat janë dërguar për ekspertim laboratorik.

    Një tjetër provë me rëndësi konsiderohet edhe motori i viktimës. Sipas hetuesve, pas krimit ai është zhvendosur fillimisht pranë Tregut Elektrik dhe më pas në zonën e “5 Majit”, ku u sekuestrua nga policia.

    Tashmë, të gjitha provat e mbledhura në zyrë, automjet dhe motor janë dërguar në laboratorin shkencor, ndërsa ekspertizat pritet të japin përgjigje vendimtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Armand Shakaj Eglant Koçi gjaku gjurmet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    June 10, 2026

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    June 10, 2026

    “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, debate të forta në Parlament

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.