Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shpalljes së fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke e cilësuar projektin si një investim me rëndësi të jashtëzakonshme për Qarkun e Lezhës, Qarkun e Shkodrës dhe për të gjithë Veriun e vendit.
Sipas Nufit, ky është një investim strategjik që dëshmon vëmendjen ndaj zhvillimit të zonave me potencial të madh ekonomik dhe social.
“Po shohim konkretizimin e një vizioni që synon të lidhë më mirë komunitetet, të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim”, shkruan ministri Nufi në reagimin e tij.
Ai thekson se, përmes investimeve të tilla po përmbyllen akse rrugore me rëndësi jetike, të cilat u japin më shumë perspektivë rajoneve të vendit, ndërsa e konsideron aksin Milot–Balldren jo thjesht një rrugë, por një korridor zhvillimi që do të sjellë më shumë biznes, investime dhe mundësi për ekonominë lokale e kombëtare.


