Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    June 5, 2026

    Superylli i muzikës pop, Taylor Swift, është bërë muzikantja më e pasur në histori, sipas vlerësimeve të revistës Forbes, e cila e llogarit pasurinë e saj në rreth 2 miliardë dollarë.

    Sipas Forbes, pasuria e artistes është dyfishuar krahasuar me vitin 2024, duke e vendosur atë në krye të listës së muzikantëve më të pasur në botë. Revista e cilëson Swift si një nga kompozitoret më të suksesshme komerciale të të gjitha kohërave.

    Statusin e miliarderes, këngëtarja e arriti falë suksesit të jashtëzakonshëm të turneut “Eras”, i cili sipas Forbes është bërë turneu koncertal me fitimet më të larta në histori, duke gjeneruar rreth 2.2 miliardë dollarë të ardhura.

    Një nga momentet kyçe në karrierën e saj erdhi në vitin 2020, kur Swift vendosi të riregjistrojë pjesën më të madhe të katalogut të saj muzikor. Ky vendim i lejoi asaj të rifitonte kontrollin mbi veprat e saj dhe të përfitonte drejtpërdrejt nga të ardhurat e licencimit.

    Konflikti për të drejtat e albumeve të saj të para nisi pasi kompania Big Machine, me të cilën kishte nënshkruar në fillimet e karrierës, shiti regjistrimet master te kompania e lidhur me ish-menaxherin e muzikës Scooter Braun. Swift kundërshtoi publikisht marrëveshjen, duke deklaruar se nuk ishte konsultuar për shitjen.

    Më pas, të drejtat kaluan te firma investuese Shamrock Capital, ndërsa në vitin 2025 artistja njoftoi se kishte arritur t’i blinte dhe të rimerrte kontrollin mbi gjashtë albumet e saj të para.

    Forbes thekson se vlerësimet e pasurisë bazohen në të dhëna publike që përfshijnë të ardhurat, investimet, pronat dhe asetet e tjera të njohura, duke e bërë Taylor Swift një nga figurat më të suksesshme financiarisht në industrinë globale të argëtimit.

    FORBES muzikante Taylor Swift
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.