Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Mungesat te Kombëtarja, trajneri Maran e nis me probleme seancën stërvitore para Izraelit

    June 2, 2026

    Kombëtarja shqiptare ka zbritur pasditen e djeshme në fushën e blertë për herë të parë zyrtarisht me trajnerin e ri Rolando Maran. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore nën drejtimin e italianit dhe stafi t të tij teknik, të cilët u emëruan në krye të kuqezinjve vetëm pak ditë më parë.

    Maran zë kështu vendin e Silvinjos në Kombëtare, ku natyrisht do të synojë që të arrijë rezultate si Silvinjo, të paktën në kualifi kueset e Europianit dhe natyrisht për të bërë më mirë në Ligën e Kombeve apo edhe në Botëror, gjithmonë nëse kontrata e tij do të vazhdojë deri atëherë.

    Pak ditë më parë, u publikua lista e Kombëtares me lojtarë të rinj dhe risi, teksa nuk kanë munguar risitë as në stafi n teknik. Pas shumë vitesh si trajner i portierëve të Kombëtares, Ilir Bozhiqi është larguar dhe vendin e tij në stafi n teknik, e ka zënë Alfred Osmani, i cili për shumë vite e ka mbajtur këtë rol te Shqipëria U21 dhe te skuadra e Tiranës.

    GJENDJA E SKUADRËS- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, por trajneri Maran nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi është larguar nga grumbullimi pas vlerësimeve të kryera nga stafi mjekësor, i cili ka konstatuar se futbollisti nuk ndodhet ende në gjendjen optimale fizike për të përballuar ngarkesën e dy sfi dave të ardhshme. Ismajli iu bashkua fi llimisht ekipit kombëtar, por rikthimi i tij në aktivitet ka qenë i vonshëm pas një dëmtimi muskulor që e mbajti jashtë fushave për disa javë.

    Mbrojtësi arriti të luante vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit me klubin e tij, ndërsa analizat e kryera në grumbullim treguan se ai ka nevojë për më shumë kohë rikuperimi. Pas diskutimeve mes lojtarit, stafi t teknik dhe ekipit mjekësor, u vendos që Ismajli të kthehet pranë klubit për të vijuar programin individual të rehabilitimit, me synimin që të rikthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë. Mungesa e Ismajlit përbën një tjetër pengesë në rrugëtimin e tij me Kombëtaren, pasi mbrojtësi ka humbur edhe disa ndeshje të kualifi kueseve të Kupës së Botës gjatë viteve të fundit për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Stafi i Kombëtares shpreson që 28-vjeçari të rikuperohet plotësisht në javët e ardhshme dhe të jetë i gatshëm për angazhimet zyrtare që e presin Shqipërinë në vazhdim.

    RISITË– Për herë të parë në fushë me fanellën e Shqipërisë ka zbritur Luis Hasa i cili për shumë vite ka luajtur me ekipet e moshave të Italisë, duke pasur paraqitje të shumta edhe me Italinë U21. Mesfushori 22-vjeçar është një vlerë e shtuar te kuqezinjtë, teksa edhe në Itali ka bërë një sezon të mirë dhe është në qendër të merkatos, ku pritet rikthimi i tij te Napoli dhe më pas të vendoset për të ardhmen e lojtarit kuqezi. Sakaq, në skuadër ishin edhe Qirko, apo rikthime të rëndësishme si Mehmeti, Seferi, apo edhe lojtarët e konfi rmuar tashmë me fanellën e Shqipërisë. Sfi da mes Shqipërisë dhe Izraelit, do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, teksa 3 ditë më vonë do të luhet edhe miqësorja e dytë, ajo ndaj Luksemburgut./PanoramaSport

    Izrael Kombëtarja trajneri Maran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.