BRUKSEL- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila u zhvilluar ditën e djeshme në Bruksel.
Përmes një postimi në “X”, Delegacioni i BE-së e ka cilësuar Konferencën si një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit, ndërkohë shton se mes Shqipërisë dhe BE-së është shënuar një hap domethënës, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, i njohur si “Themelorët”.
“BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: Themeloret. Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”, thuhet në postimin e parë të delegacionit./Radar.al


