ITALI– Igli Tare u shkarkua të hënën, më 25 maj, nga Milani. Tifozët ishin krah tij dhe trajnerit Alegri, që në fund rezultuan të vetmit të interesuar për arritjen e objektivit Champions.
CEO i klubit, Xhorxho Furlani, po ashtu u shkarkua. Dhe pse ky i fundit ishte kundër Tares dhe Alegrit, nuk shpëtoi pa u larguar nga pronari Xherri Kardinale.
Nga Italia tregojnë detaje të reja për përplasjen Tare-Furlani. Gjithçka nisi me Samuele Riçin, i cili raportohet se u nënshkrua nga Furlani pa lejen e Alegrit dhe Tares. E gjitha kjo erdhi pas menaxheri i lojtarit ishte Paulo Busardo, i njohur si mik i CEO-s së Milanit.
Më tej Furlani bllokoi disa lëvizje të bujshme. Një prej tyre ishte dëshira e Tares si drejtor sportiv për të transferuar Granit Xhakën. E njëjta gjë ndodhi edhe me Vlahoviç nga Juventusi.
Ishte Furlani që shpenzoi 35 milionë euro për Nkunkun, që të transferohej nga Çelsi. Po ashtu refuzoi shitjen e Himez, për të cilin shpenzoheshin 31 milionë euro në fillimin e vitit 2025. Ofertat nuk u pranuan, që Furlani të mos dilte keq para pronarit Kardinale për një transferim që nuk ndez./PanoramaSport


