Kol Palmer mund të largohet nga skuadra e Çelsit në periudhën e merkatos verore të transferimeve. Sipas asaj që raporton “TalkSport”, mesfushori anglez pritet të rikthehet te skuadra e Mançester Sitit.
Largimi i Pep Guardiolas do të sjell ndryshime, të cilat do të bëhen për të rikthyer titullin e kampionit. Me shumë mundësi, Enco Mareska do të jetë në krye të Sitit për sezonin e ri dhe ka një listë të futbollistëve që i do në klub.
Njëri ndër ta padyshim që është talenti Palmer, me të cilin ka punuar sa ishte pjesë e ekipit Çelsit. Ai i njeh mjaftë mirë cilësitë e mesfushorit anglez dhe e dëshiron të ketë pranë vetes përsëri./PanoramaSport


