KOMBINAT– Një sasi me lëndë shpërthyese është vendosur në një lokal në Kryeqytet në orët6 e para të mëngjesit.
Nga inmformacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin posxhtë një pallati në Tiranë në territorin e Komisariatit nr. 4, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa po hetohet nga policia, pasi pronarët nuk deklarojnë gjë. Në kamerat e sigurisë dallohet një person që vjen pranë lokalit, lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë. Po punohet me pamjet e kamerave për ta gjurmuar./Radar.al


