BRITANI E MADHE- Policia britanike ka nisur një hetim ndaj Prince Andrew pas një denoncimi për sjellje të papërshtatshme ndaj një gruaje gjatë garave të famshme të kuajve në Royal Ascot.
Bazuar në raportimet e “Sunday Times”, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë eventit të vitit 2002, një nga aktivitetet më prestigjioze të familjes mbretërore britanike.
Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse denoncimi është bërë në kohën kur ndodhi ngjarja apo është paraqitur së fundmi.
Policia britanike deklaroi se hetimi ndaj Andrew është më i gjerë nga sa ishte menduar fillimisht dhe përfshin edhe akuza që lidhen me abuzim seksual.
Andrew ishte arrestuar në shkurt, në ditën e 66-vjetorit të lindjes së tij, dhe ishte marrë në pyetje për dyshime mbi keqpërdorim të funksionit publik, lidhur me rolin e tij si ish-përfaqësues tregtar i Mbretëria e Bashkuar./Radar.al


