Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është dhunuar me sende të forta kreu i AKU në këtë qark, Ramir Haderi.
Sipas informacionit paraprak, ai është goditur disa herë në trup dhe në pjesën e kokës nga persona ende të paidentifikuar, në lagjen “Rus”.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e sulmit.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera mbi motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje, ndërsa gjendja shëndetësore e të dëmtuarit nuk është bërë ende zyrtarisht e ditur.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


