Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U vr* sot në Tiranë/ Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si porositësi i atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit

    August 24, 2024
    Emër i njohur për policinë/ Kush është i riu që u vr* në Astir?

    Dy goditje me thikë në kraharor e dy në këmbë i morën jetën Amaraldo Hoxhallarit pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.

    Hoxhallari, mbërriti në gjendje të rëndë në spital, ku gjeti vdekjen vetëm brenda pak minutash.

    Kujtojmë se ai u plagos në zonën e Astirit në kryeqytet, rreth orës 18:45. Autor i dyshuar është një 25-vjeçar. Darmian Keli u arrestua nga policia e Tiranës pak kohë pas ngjarjes.

    Ndërkohë, sipas burimeve viktima rezulton të jetë person me precedentë penalë.

    Në vitin 2015, kur ishte 25-vjeç, ai u arrestua së bashku kushëririn e tij për tentativë vrasje dhe plagosjen e një punonjësi policie.

    Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit dhe plagosjen e efektivit Roland Meta.

    Çfarë ndodhi më 5 janar 2015?

    Mbrëmjen e 5 janarit Tirana u përfshi në dy ngjarje të njëpasnjëshme, që të dyja atentate, por njëra në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan miqtë e Emiljano Shullazit dhe vetë ky i fundit, ndonëse zyrtarisht Policia e Tiranës, rrëzoi lidhjen mes dy ngjarjeve të rënda.

    Në rrugën e Kavajës, në një lokal, u qëllua tavolina në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyn i armatosur dhe shkrehu armën mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili pasi e ka lajmëruar atentatorin: “Ndal policia”, ky i fundit ka qëlluar mbi të dy herë. Atëherë Meta është kundërpërgjigjur duke e goditur me armën e punës.

    Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohet për vrasës me pagesë.

    Hetimet, verifikimet, lidhjet dhe një sërë provash, që policia pretendon se ka siguruar në harkun kohor të pesë ditëve, kanë nxjerrë në pah, emrat e dy kushërinjve, të cilët dyshohet se organizuan edhe sulmin me armë mbi miqtë e Shullazit.

    Policia e Tiranës, po edhe ajo e Shtetit, janë shumë të kujdesshme në dhënien e detajeve, pasi gjithçka pritet t’i kalojë për kompetencë prokurorisë.

    Sipas të dhënave paraprake dyshohet se atentatori-viktimë i shkëmbimit të zjarrit në rrugën e Kavajës, Artur Baze, ka qenë i paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin.

    Policia nuk bën me dije se cili ka qenë motivi që i ka shtyrë dy djemtë për të paguar për vrasjen e mikut të Shullazit, ndërsa mësohet se emrat e dy Hoxhallarëve kanë dalë gjatë verifikimit të disa provave të sekuestruara në vendin e ngjarjes.

    Policia, ndonëse ka bërë të mundur arrestimin e tyre tashmë, duke i vënë edhe nën akuzë, ende nuk është mësuar asnjë e dhënë mbi autorët e atentatit ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, atentat që u krye thuajse në të njëjtën kohë më ngjarjen e rrugës së Kavajës.

     

    Amaraldo Hoxhallari Emiljano Shullazi precedente penale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.