Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur këtë të diel në Shkup, në një protestë të organizuar në mbështetje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tubimit iu bashkuan edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova, duke e kthyer protestën në një manifestim të madh kombëtar.
Në sheshin ku u zhvillua protesta mbizotëronin flamujt kuqezi dhe simbolet kombëtare shqiptare, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin në kor thirrje patriotike, mes tyre edhe “UÇK, UÇK, UÇK”.
Atmosfera gjatë protestës u karakterizua nga mesazhe uniteti dhe solidariteti mes shqiptarëve në rajon, ndërsa studentët kërkuan më shumë respekt për gjuhën shqipe dhe të drejtat e tyre në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut.


