Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Bashkia e Tiranës nis faljen e detyrimeve vendore, thirrje bizneseve debitore të përfitojnë nga lehtësitë

    May 18, 2026


    Me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve edhe të taksave dhe tarifave vendore.

    Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore njofton qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset, që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas periudhës së krijimit të tyre.

    Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor.

    Për detyrimet e periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim:
    – pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër,
    – ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur.
    Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

    Gjithashtu, në rastet kur principali është paguar më herët dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime falen.

    Për detyrimet e krijuara në periudhën 1 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2024 kërkohet pagesa e plotë e principalit deri më 31 Dhjetor 2026. Pas kryerjes së pagesës, falen gjobat dhe kamatëvonesat.

    Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, gjatë kryerjes së pagesës, të specifikojnë me patjetër në përshkrim se pagesa po realizohet në bazë të ligjit të faljes.

    Taksapaguesit mund të kontrollojnë detyrimet e tyre përmes platformës e-Albania. Për çdo paqartësi ose informacion të mëtejshëm, taksapaguesit kryqytetas mund të shkruajnë në adresën elektronike taksat@tirana.al ose të paraqiten pranë sporteleve fizike të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

    Nga kjo falje përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetim penal për vepra në fushën tatimore dhe doganore.

    Bashkia e Tiranës Bizneset detyrimet tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.