TIRANË– Ish-fermeri, Ervin Kapaj pavarësisht eleminimit nga Reality Show mbetet ende protagonist për shkak të raportit të tij me Moza Ahmetin.
Fizioterapisti më i njohur në Tiranë, ka qenë i ftuar në Radar.al në emisionin “Pa Filtra”, ku gjatë intervistës Ervini i ka bërë një ‘prank’ opinionistit Ermal Mamaqi duke i shprehur dëshirën për të rihyrë në FERMA VIP.
BISEDA:
ERVINI: Alo
ERMALI: Hë mo?
ERVINI: Ça bën o?
Ermali: Hiç o.
ERVINI: Dëgjo!
ERMALI: He?
ERVINI: Po shikoja videot e kësaj FERMËS këtu. Ore dua të futem prapë unë.
ERMALI: Ëëë (qesh)
ERVINI: Njerëzit më thonë pse dole, pse dole. Për ditë e njëjta gjë tani. E thash ta çoj në fund të kënaq njerëzit. Si thua? Do bësh çmos ti t’i thuash Arbanës.
ERMALI: Po i them mo. Ndoshta futet ky Adioni sot, këtë të premte.
ERVINI: Po më fut edhe mua, të futem edhe unë si thua?
ERMALI: Ja t’i them, t’i them.
ERVINI: Ti do të futem?
ERMALI: T’i them Arbanës.
ERVINI: Ee mirë.
ERMALI: Për ça do të futesh prapë?
ERVINI: Dua ta shijoj këtë gjë deri në fund.
ERMALI: Më fal edhe njëherë?
ERVINI: Dua ta shijoj deri në fund se e lashë në gjysëm.
ERMALI: Njerëzit atë punë kanë që të thonë.
ERVINI: Eeee
ERMALI: Të kanë shkruar shumë?
ERVINI: Po përdit ore, më kapin rrugës pse dole? Ti çoj mesazhet po ti nbuki lexon. Iliri ma bëri të keqen.
ERMALI: (Qesh) ti them njëherë Arbanës. Mendo edhe ti ça t’i them pse do të futesh. Dmth çfarë do bësh tjetër?
ERVINI: Po dua të tregoj veten time.. qesh
Ik tani se është një prank./Radar.al
(MINUTI 18:50)


