Pas përfundimit të Ferma VIP 3, marrëdhënia mes Adioni dhe Fabjola (Ola) po bëhet gjithnjë e më serioze.
Së fundmi, Adioni kishte treguar se kishte vizituar familjen e Olës në Malësinë e Madhe dhe se kishte kërkuar zyrtarisht dorën e saj. Ndërkohë, tani ka qenë Ola ajo që ka udhëtuar drejt Gjakovë për të takuar familjen e partnerit.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, çifti shihet pranë prindërve të Adionit në një atmosferë familjare dhe të ngrohtë, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre po merr hapa konkretë drejt formalizimit.
Vizitat reciproke në familje dhe afrimiteti që po tregojnë publikisht kanë bërë që shumë ndjekës ta shohin këtë histori si një marrëdhënie serioze që ka vazhduar edhe jashtë spektaklit televiziv.



