TIRANË– Ish-çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë gjithmonë të përfolur në mediat rozë, pasi ata do vijojnë të “jenë ende sëbashku” për shkak të dy fëmijëve që kanë sëbashku. Megjithatë tashmë vëmendjen e ka marrë Ejona, partnerja e re e aktorit të huimorit.
Lidhur me romancën e re të Besit reagon shpesh edhe moderatorja e njohur, Ana Kallaku, motra e artistit e cila ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit, ku ka folur hapur për marrëdhënien me Ejonën.
Përmes një Instastory Ana ka ndarë detaje për raportin e saj me Ejonën, partneren e re të Besit, duke treguar një afrimitet të veçantë dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre. Ajo madje ka publikuar edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me të, ndonëse duke ia fshehur portretin.
Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për marrëdhënien me kunatën e re, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft emocionale dhe e drejtpërdrejtë.
“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën 😍 Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të 🥺🙏,” – ka shkruar Ana, duke theksuar se e mirëpret plotësisht në familje partneren e re të vëllait të saj.
E njëjta temë ka ngjallur kuriozitet edhe te ndjekësit, të cilët kanë pyetur nëse çifti do të shfaqet së shpejti publikisht. Sipas Anës, mungesa e daljeve publike dhe fotove të plota nuk lidhet me fshehtësi, por është një zgjedhje personale e Ejonës për të ruajtur privatësinë e saj.
“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar 🤍🙏,” – ka sqaruar ajo./Radar.al


