I ftuar në Ferma Club, Albano Bogdo komentoi ashpër sjelljen e Adionit dhe largimin e Fabjolës nga spektakli, duke mos kursyer kritikat për mënyrën se si ata janë sjellë gjatë garës.
Sa i përket Fabjolës, Albano u shpreh se do të kishte dashur që publiku t’i jepte një tjetër mundësi për të vazhduar rrugëtimin në program, pasi sipas tij ajo kishte potencial, pavarësisht gabimeve të bëra.
Ai e cilësoi reagimin e saj si një tregues të mungesës së pjekurisë dhe formimit, duke thënë se shpesh rinia vepron me impuls dhe pa vetëkontroll.
Më i ashpër ishte ndaj Adionit, për të cilin deklaroi se është ndikuar nga debatet dhe tensionet brenda fermës, duke përmendur edhe ndikimin që sipas tij ka Iliri te banorët e tjerë.
Albano kritikoi rëndë faktin që Adioni përdori sharje në gjuhën serbe, duke thënë se një sjellje e tillë është e papranueshme, sidomos në Tiranë dhe përballë publikut shqiptar.
Sipas tij, kjo ishte një “idiotësi” që nuk duhet të ishte toleruar dhe shtoi se Adioni nuk arriti të tregonte ndonjë potencial gjatë qëndrimit në spektakël.
Në fund, ai u rikthye te Fabjola, duke thënë se ndonëse e konsideron një vajzë me potencial dhe prezencë, asaj i mungonte formimi për të menaxhuar situatat e tensionuara në mënyrën e duhur.


