Reperi i njohur, Stresi, këto kohë ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ndonëse ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Së fundmi, reperi ka publikuar një video në Instatsory duke udhëtuar me makinë teksa shkruan: “Rrugës për…”
Gjatë vozitjes me makinën e tij, në sfond dëgjohet kënga e Feros, “Arsenal”.
Ai vazhdon me aktivitetet e tij, ndërkohë që po kërkohet nga Policia e Kosovës pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës.



