Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Shëndet

    Si ndikon stresi tek diabeti? Çfarë duhet të dini

    August 23, 2024

    Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë, problemeve me veshkat, atakut në zemër, ishemisë dhe amputimit të gjymtyrëve. Si një sëmundje e trashëgueshme, ai shkaktohet edhe nga zgjedhjet e gabuara në stilin e jetesës.

    Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik.

    Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org ka nxjerrë konkluzionin se stresi është një kontribues i rëndësishëm në shfaqjen e diabetit.

    Stresi psikologjik dhe diabeti
    Në ditët e sotme, njeriu është i stresuar në shumicën e kohës.

    Problemet financiare, trafiku, shqetësimet në punë e në familje mund të jenë shkaktarë të njëpasnjëshëm të stresit.

    Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë.
    Prevalenca globale e stresit nuk është e njëjtë në çdo shtet apo shoqëri, megjithatë shkencëtarët kanë vënë re se vendet në zhvillim janë më të prekura nga stresi.

    Varësia ndaj celularit
    Studimet konfirmojnë se njerëzit që stresohen vazhdimisht në punë ose janë emocionalisht të stresuar kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti.

    Një nga faktorët që rrisin nivelin e stresit tek moshat e reja është varësia ndaj pajisjeve teknologjike.

    Falë tyre, të rinjtë nuk flenë mjaftueshëm dhe kanë probleme shëndetësore të cilat të kombinuara me stresin nxisin shfaqjen e diabetit.

    Stresi nxit vese dhe probleme me konsumin e lartë të ushqimeve të shpejta dhe pijeve energjike të cilat janë të varfëra në ushqyesit e nevojshëm.

    Kësisoj, ushqyerja e keqe e nxitur nga stresi kontribuon në obezitet, diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

    Stresi është i keq edhe për diabetikët
    Stresi i fut diabetikët në një rreth vicioz të rrezikshëm që nxit ankthin dhe depresionit.

    Veç tyre, stresi rrit inflamacionin dhe dëmtimin qelizor që arrijnë të përkeqësojnë simptomat e diabetit.

    keshilla per diabetin Stresi stresi dhe diabeti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.