Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA vazhdon trysninë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

    August 23, 2024
    SHBA vazhdon trysninë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

    Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ushtrojnë trysni për arritjen e një armëpushimi në luftën 10-mujore Izrael-Hamas. Marrëveshja, veç ndalimit të luftimeve do të përfshijë edhe lirimin e pengjeve të marrë gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman negociatorët pritet të kthehen në bisedime, që po zhvillohen në Kajro, deri në fund të javës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi rajonin.

    Luftimet kanë vazhduar në Rripin e Gazës mëngjesin e të premtes, ndërsa Uashingtoni, Katari dhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e luftës.

    Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka vrarë ‘dhjetëra’ militantë gjatë luftimeve të një dite më parë.

    Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet izraelite vranë të paktën 22 persona, ndërsa vazhdojnë luftimet Izrael – Hamas.

    Banori i Gazës, Majid al Dabak thotë se ai humbi të afërmit në këto sulme.

    “Shtëpia u godit dhe të gjithë brenda, fëmijë, burra, gra u hodhën në erë, sikur shtëpia të mos ishte ndërtuar kurrë…”, thotë zoti Dabak.

    Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se përgjatë sulmeve 10 mujore izraelite janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë. Izraeli thotë se sulmet e tij kanë në shënjestër grupin të përcaktuar si terrorist nga Uashingtoni, Hamas, i cili vrau 1200 njerëz dhe mori qindra pengje gjatë sulmit të 7 tetorit.

    Të enjten u njoftua se një tjetër luftanije amerikane hyri në ujërat e Lindjes së Mesme, ndërsa vazhdojnë tensionet në pritje të sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit. Teherani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut, dy prej aleatëve të tij në rajon.

    “Ne kemi shtuar praninë ushtarake në rajon. Besoj se është e drejtë të thuhet se kemi hyrë në zona që do të ndikojnë në llogaritjet e Iranit për mënyrën dhe, nëse vendos, të veprojë// Ky veprim gjithashtu dërgon një mesazh që ne jemi përkrah Izraelit”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes.

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u kthye nga Lindja e Mesme këtë javë. Ai tha se negociatorët paraqitën një propozim që trajtonte çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Hamasit.

    “Me partnerët tanë në Egjipt dhe Katar, mesazhi ynë është i thjeshtë, i qartë dhe urgjent. Ne kemi nevojë të arrijmë marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve”, thotë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

    Ekspertët e lidhjeve arabo-izraelite thonë se puna e negociatorëve arabë është me rendësi kyçe për të ulur tensionet në rajon.

    “Nëse ndërmjetësit arabë janë të bindur se Izraeli e ka pranuar propozimin e Blinkenit, mesazhi që do t’i përcillet Iranit dhe të tjerëve është se: “ne e kemi pajtimin e Izraelit, ende jo të Hamasit, por do të vazhdojmë të përpiqemi’”, thotë David Makovsky nga Instituti i Uashingtonit.

    Izraeli thotë se i duhet dhënë fund kërcënimit të sigurisë nga Hamasi. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

    Kombet e Bashkuara thonë se 90% e 2.1 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

    armepushim ne lindjen e mesme rrit trysnine SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.