Ish-konkurrentja e Ferma VIP 3, Malbora Gurra, është përjashtuar nga gara, një vendim që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Pas daljes nga spektakli, ajo ka reaguar publikisht në Instagram, duke falënderuar mbështetësit dhe duke lënë të kuptohet se largimi i saj ka qenë një vendim personal.
Në mesazhin e saj, Gurra shprehet mirënjohëse për publikun dhe thotë se pas rreth 40 ditësh në program ka vendosur ta përfundojë eksperiencën “për arsye të mira”, të cilat premton t’i bëjë të ditura së shpejti.
Ajo thekson gjithashtu se mënyra dhe vendimi për përfundimin e një bashkëpunimi janë personale dhe se për momentin dëshiron vetëm të falënderojë për përkrahjen dhe dashurinë e marrë gjatë qëndrimit në spektakël.
Në përfundim të reagimit, ajo shprehet se ndihet mirënjohëse ndaj publikut dhe se së shpejti do të ndajë më shumë detaje për arsyet e largimit të saj.

Reagimi i plotë:
“Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni mbështetur gjatë pjesëmarrjes sime në Ferma Vip 3.
Pas rreth 40 ditësh, kam vendosur ta përfundoj këtë eksperiencë për arsye të mira, të cilat shumë shpejt do t’i ndaj me ju, sepse ju kam borxh si publik, si mbështetës, si miq dhe familje.
Në një histori jo gjithmonë ka një të mirë apo një të keq – ndonjëherë ka vetëm mendime dhe rrugë të ndryshme.
Vendimet dhe mënyrat për të përfunduar një bashkëpunim janë gjithmonë personale.
Sot dua vetëm të falënderoj për dashurinë, përkrahjen dhe fjalët e bukura që më keni dhënë çdo ditë.
Më keni mbushur me krenari dhe mirënjohje.
Ju premtoj se shumë shpejt do të ndaj më shumë me ju.
Faleminderit nga zemra”.


