Një përplasje e fortë brenda reality show-t Ferma VIP ka kaluar përtej ekranit, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në qendër të debatit është vendosur banori Adion, pas komenteve të tij ndaj poetes Mimoza Ahmeti.
Gjatë një debati në fermë, Adioni iu drejtua Ahmetit duke e quajtur “Ahmetoviq”, duke i shtuar një prapashtesë sllave mbiemrit të saj. Ky veprim u konsiderua nga shumë ndjekës si fyes dhe i papërshtatshëm, duke nxitur reagime të forta në publik.
Tensionet u rritën më tej kur ai deklaroi: “Unë kam mbiemër shqiptar, ndryshe nga ti”, një koment që është cilësuar në rrjete sociale si përçarës dhe problematik për shkak të ngarkesës identitare.
Debati mes tyre vijoi me tone të ashpra, ku të dy shkëmbyen replika lidhur me origjinën dhe historinë e mbiemrave. Në një moment, situata mori edhe më shumë tension kur Adioni paralajmëroi se “do t’i marrë shpirtin” në kuadër të lojës, duke i vendosur një afat prej 12 orësh për përballjen në sfidë.
Replikat mes tyre përfshinë edhe diskutime mbi prejardhjen familjare dhe historike, duke reflektuar tema të ndjeshme që lidhen me identitetin dhe të kaluarën.
Ngjarja ka hapur një debat më të gjerë në publik mbi kufijtë e komunikimit në reality show, etikën në ekran dhe ndikimin që deklarata të tilla mund të kenë tek audienca.
Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin cka flet, ti mos hap plagë se edhe une e di ku me ka prekur, kam pasur me histori qe me ka treguar nena e baba, vetem mos I hap plaget se njerezit Akoma vuajne, hiqju Mimoza Ahmetoviqit cka flet
Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin çka flet, ti mos hap plagë, se edhe unë e di ku më ka prekur. Kam pasur histori që më ka treguar nëna e babai. Vetëm mos i hap plagët, se njerëzit ende vuajnë. Hiqju Mimoza Ahmetoviqit çka flet.
Moza: Ahmetoviq je ti, lufta bum, money money (para) këndej pum.
Adioni: Unë nuk jam Ahmetoviq, unë jam Puka.
Moza: Pukoviq.
Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviq. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin.
Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët.
Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka.
Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën.
Adioni: A ke qenë Ahmetoviq?
Moza: Unë Ahmetoviq s’kam qenë kurrë.
Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë.
Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit.


