FIER- Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një lavazh në lagjen ‘15 Tetori’ në qytetin e Fierit.
Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia raporton se i plagosuri është pronari i një subjekti në zonë. Ai i ka dhënë me qira një biznes autori dhe dyshohet që shkak i konfliktit ka qenë pagesa e qiradhënies. Ai nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, dhe as emrin e autorit, ndaj edhe dinamika mbetet ende e paqartë./Radar.al


