Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku mbeti i plagosur me mjet prerës 35-vjeçari Eldi Gremi.
Sipas njoftimit, i dëmtuari u paraqit në Spitalin Rajonal të Fierit me plagë të shkaktuara me thikë, të marra gjatë një konflikti. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë nisën veprimet hetimore për identifikimin e autorit.
Pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e të plagosurit, policia arriti të identifikojë si autor të dyshuar shtetasin Albi Kajolli, 25 vjeç, banues në Fier.
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se e ka goditur 35-vjeçarin në pjesën e ba


