Rozana Radi dhe MC Kresha janë përballur sërish në të njëjtën studio televizive pas më shumë se një dekade nga lidhja e tyre e dikurshme, por takimi është karakterizuar nga distancë dhe rezervë.
Reperi ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Rozana është pjesë e panelit si opinioniste. Gjatë intervistës u vu re një atmosferë e ftohtë mes tyre, sidomos në momentet kur u përmend e kaluara e përbashkët.
Sipas asaj që u transmetua, Rozana zgjodhi të mos ndërveprojë drejtpërdrejt me të, duke qëndruar e tërhequr dhe e fokusuar në rolin e saj në panel. Nga ana tjetër, MC Kresha vijoi intervistën duke folur për temat e diskutimit, por situata u duk e sikletshme sa herë që prekej historia e tyre.
Pas largimit të tij nga studio, Rozana sqaroi qëndrimin e saj, duke theksuar se e respekton si artist, por preferoi të mos përfshihej në bisedë për të ruajtur respektin ndaj partnerëve aktualë. Ajo shtoi gjithashtu se nuk është ajo që përzgjedh të ftuarit e emisionit, duke nënvizuar se përballja ishte thjesht pjesë e punës së saj.


