Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë: Kredia për biznesin në 6-mujorin e parë arriti rritjen më të madhe në një dekadë

    August 23, 2024

    Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore rekord gjatë dekadës së fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të bankave për financimin e kërkesës së shtuar të bizneseve për kreditim.

    Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, rritja e kredisë për biznesin ishte rreth 2 herë më e lartë. Gjatë gjashtëmujorit të parë, bankat kanë kredituar kryesisht biznesin e madh dhe sektorin e tregtisë. Tendencat e vërejtura në fund të vitit 2023 janë mbartur edhe në fillim të këtij viti, me një zhvendosje të kredisë drejt monedhës lekë, ndërsa sipas qëllimit po dominon rritja e kredisë për financimin e investimeve.

    Kredia në lekë për biznese shënoi rritje me norma dyshifrore, prej 17.4% në gjashtëmujorin e pare. Megjithatë, në tremujorin e dytë të vitit u vërejt edhe një rigjallërim i kredisë në valutë, që shënoi një normë të përmirësuar rritjeje duke kulmuar në 12% në muajin qershor.

    Ndërkohë fenomeni i zhvendosjes së portofolit të kredisë nga euro në lekë ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe, por në nivele shumë më të ulëta se ai i vërejtur gjatë vitit 2023. Sipas madhësisë së bizneseve, ka qenë kredia për biznesin e madh ajo që ka ndikuar në përshpejtimin e normave të rritjes. Kredia për biznesin e madh, mbasi shfaqi stanjacion në dy vitet e fundit, ka treguar një rritje të fortë të financimit nga bankat në gjashtë muajt e parë të vitit. Ajo shënoi një nga nivelet më të larta të rritjes prej 18%, nga 2% në gjashtëmujorin e dytë të vitit

    2023. Banka e Shqipërisë thekson se zgjerimi i kredisë së biznesit të madh reflekton, ndër të tjera, edhe financimin e projekteve infrastrukturore të qeverisë. Paralelisht, portofoli i kredisë për biznesin e vogël dhe të mesëm u rrit me 6% gjatë pjesës së parë të viti 2024, normë kjo lehtësisht më e ulët se rritja prej 7% e shënuar në vitin 2023. Brenda kësaj kategorie duket se ishin bizneset e mesme ato që kanë shfaqur ngadalësimin më të ndejshëm të kredisë për financimin e nevojave të tyre.

    Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë. Kredia për këtë sektor u rrit me 13%, dyfishi i normës së rritjes të vërejtur në pjesën e dytë të vitit 2023. Brenda vetë sektorit vihet re një kontribut i ngjashëm me vitin e kaluar të degës së turizmit, dhe një kontribut i rritur nga dega e transportit.

    Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë; ritmet e rritjes së të cilit prej 10% rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat. Po ashtu, financimi i bankave për bizneset e sektorit të ndërtimit ka qenë pozitiv dhe i qëndrueshëm. Kredia për këtë sektor u rrit me 6%, një normë kjo e ngjashme me mesataren e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023.

    Për t’u përmendur edhe rritja dyshiforre me 12% e kreditimit për sektorin e bujqësisë, por megjithatë kontributi i tij ndaj rritjes së kredisë për biznese është pothuajse i papërfillshëm. Banka e Shqipërisë vlerëson se këto zhvillime në portofolin e kredisë për biznese janë përgjithësisht në linjë me aktivitetin ekonomik në vend.

    Normat e interesit të kredisë në lekë për biznese në gjysmën e parë të këtij viti kanë shënuar një prirje të lehtë rritëse kryesisht në tre muajt e fundit. Megjithatë, rritja ka qenë minimale dhe niveli i interesave mbetet i ulët duke qenë kështu favorizues në aktivitetin kredidhënës. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset në tremujorin e dytë rezultoi 6.8% nga 6.6% që ishte në tremujorin e parë dhe 6.7% vitin e kaluar. Interesat janë rritur lehtas tek të tre kategoritë ndonëse ishte kategoria e kredive mbi 140 mln lekë ajo që ndikoi më shumë në muajt e fundit.

    Interesat e kredisë në euro janë shfaqur të qëndrueshme këtë 6-mujor pas rritjeve të realizuara vitin e kaluar në reflektim të rritjes së normës bazë të euros nga Banka Qendrore Europiane. Norma e interesit për kreditë në euro të bizneseve në tremujorin e dytë rezultoi 7%, duke qenë e njëjtë me tremujorin e parë dhe më lart se 6.6% e gjysmës së dytë të vitit./ Monitor

    banka e shqiperise Kredia për biznesin në 6-mujorin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.