Një aksident rrugor është regjistruar sot, më 29.04.2026, në aksin ByPass Vlorë, në drejtimin Orikum–Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen” me targa AA118NB, i drejtuar nga shtetasi V. G., ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që po kalonin rrugën.
Si pasojë e përplasjes, kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti, ndërsa është plagosur bariu, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës.
Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitali Rajonal Vlorë, ku po merr trajtim mjekësor pasi ka pësuar trauma.
Drejtuesi i mjetit i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar negativ (0.00 mg/l).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


