Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    April 29, 2026


    EMIRATET ARABE- Largimi i Emirateve nga OPEC-u krijon sipas ekspertëve probleme të reja në Gjirin Persik. Për Arabinë Saudite ky hap konsiderohet një goditje e rëndë, ndërsa për presidentin amerikan Donald Trump si një sukses.

    Lajmi nga Gjiri Persik erdhi si një goditje rrufeje: duke filluar nga 1. maji Emiratet e Bashkuara Arabedo të largohen nga grupi i vendeve eksportuese të naftës OPEC dhe OPEC+. Kjo ndodh në një kohë kur bota, ndodhet tashmë në një krizë të rëndë energjetikepër shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe ekonomia botërore është e pasigurt.

    Sipas një deklarate të agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, vendimi erdhi pas një vlerësimi të thelluar edhe në lidhje me “trazirat e vazhdueshme në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit”. Më tej thuhet: “Ky vendim pasqyron vizionin afatgjatë strategjik dhe ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe profilin e energjisë që po ndryshon.”

    Ekspertët e shohin Arabinë Saudite të dobësuar

    Vëzhguesit e konsiderojnë vendimin e Emirateve si një goditje të rëndë për OPEC-un dhe veçanërisht për udhëheqësin de facto të grupit eksportues të naftës, Arabinë Saudite.

    “Është më shumë një mesazh politik sesa ekonomik”, thotë eksperti i energjisë Marc Ayoub nga Tahrir Institute. “Kjo tregon se Emiratet nuk janë të kënaqura me drejtimin e OPEC-ut. Ky është një mesazh për Arabinë Saudite dhe një tregues i gjendjes së marrëdhënieve saudito-emiratase, qoftë në aspektin politik apo ekonomik sa u përket çështjeve të energjisë.”

    Prishje e ekuilibrit

    Prej kohësh ekzistojnë mosmarrëveshje mes dy vendeve të rëndësishme të Gjirit lidhur me qasjen ndaj Iranit dhe sjelljen në konflikte të tjera rajonale, si në Jemen dhe Sudan. Fakti që një anëtar prej shumë vitesh i grupit, Emiratet e Bashkuara Arabe, po largohet nga grupi i vendeve eksportuese të naftës, mund të shkaktojë tensione dhe ta dobësojë organizatën.

    “Kjo prish ekuilibrin”, thotë eksperti i energjisë Nehad Issmail nga televizioni i Katarit Al Araby TV. “Kjo krijon një nivel të ri problemesh rreth Ngushticës së Hormuzit, naftës së Gjirit Persik dhe situatës me Iranin. Një largim i papritur në këtë moment kritik, i cili duket i papërshtatshëm për shkak të situatës së rrezikshme gjeopolitike në rajon.”/DW

    Emiratet Arabe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026

    Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.