Mbreti Charles III ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, duke i cilësuar ato si një nga aleancat më të rëndësishme në historinë njerëzore.
Gjatë një fjalimi në Kongresin Amerikan, ai u shpreh se kjo marrëdhënie përfaqëson një partneritet të veçantë dhe të qëndrueshëm ndër vite.
“Pas përçarjeve të thella të 250 viteve më parë, kemi ndërtuar një miqësi që është shndërruar në një nga aleancat më të rëndësishme në histori”, deklaroi ai.
Mbreti Charles vuri në dukje edhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj aleance në një moment kur marrëdhëniet ndërkombëtare po përballen me tensione. Ai bëri thirrje që partneriteti mes dy vendeve të vazhdojë të mbrojë vlerat e përbashkëta, në bashkëpunim me aleatët në Evropë dhe në Commonwealth.
“Shpresoj me gjithë zemër që kjo aleancë të vijojë të qëndrojë e fortë dhe të mbrojë vlerat tona të përbashkëta në mbarë botën”, theksoi ai, duke nënvizuar nevojën për bashkëpunim në një periudhë sfidash globale.


