Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në disa prej strukturave të saj, duke bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare dhe në komisariate të ndryshme të vendit.
Sipas vendimeve më të fundit, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa drejtuesi i mëparshëm i këtij sektori është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Në Shkodër, drejtimin e Policisë Kufitare e ka marrë Agim Basha, i cili vjen nga Akademia e Sigurisë.
Po ashtu, në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa ish-drejtori i këtij sektori është caktuar specialist në strukturat qendrore të Policisë së Shtetit.
Ndryshime janë regjistruar edhe në Policinë e Tiranë, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit Nr. 2.


