SHBA- Kompania Google, në pronësi të Alphabet Inc, ka nënshkruar një marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e modeleve të saj të inteligjencës artificiale në procese të klasifikuara.
Kjo marrëveshje lejon Departamentit Amerikan të Mbrojtjes të përdorë teknologjinë e inteligjencës artificiale të Google për “çdo qëllim të ligjshëm qeveritar”, duke e vendosur kompaninë në të njëjtin nivel me ofrues të tjerë si OpenAI dhe xAI, kompania e Elon Musk, të cilat kanë gjithashtu kontrata për përdorimin e AI në mjedise të klasifikuara.
Rrjetet e klasifikuara përdoren për aktivitete të ndjeshme, përfshirë planifikimin e operacioneve ushtarake dhe përcaktimin e objektivave për sistemet e armatimit. Sipas raportimit, Pentagoni ka nënshkruar gjatë vitit 2025 kontrata që arrijnë deri në 200 milionë dollarë me kompani të mëdha të fushës së inteligjencës artificiale, përfshirë Anthropic, OpenAI dhe Google./Radar.al


