TIRANË– Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.
Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.
Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026./Monitor


