Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sfidat e moshimit në Shqipëri, mungon dokumenti strategjik/ Ekspertët: Plakja e popullsisë, kosto shëndetësore dhe financi

    April 25, 2026
    Sfidat e moshimit në Shqipëri, mungon dokumenti strategjik/ Ekspertët: Plakja e popullsisë, kosto shëndetësore dhe financi

    Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që adreson në mënyrë të integruar fenomenin e moshimit. Për ekspertët, sfida kryesore mbetet plakja e popullsisë, e cila pritet të shoqërohet me kosto financiare dhe shëndetësore për popullsinë.

    “Plakja e popullsisë dhe rritja e jetëgjatësisë do të thotë se duhen kura mjekësore dhe rriten kostot për shëndetin publik. Një nga ndërhyrjet kryesore është rritja e moshës së pensionit. Vitet e fundit ka tendencë që të rinjtë të ikin dhe prindërit t’i lënë në Shqipëri, duke e pasur të pamundur për t’i mbajtur. Duhet më shumë azile, por edhe pse kanë kosto të lartë si në pjesën e aksesimit, ashtu edhe në menaxhim, me pensionet që kanë shqiptarët janë të papërballueshme”, shprehet eksperti për çështjet e ekonomisë, Klodian Muço.

    Sipas KLSH, plakja e popullsisë është sfida më serioze demografike në dekadat e ardhshme për Shqipërinë, pasi politikat aktuale, të fragmentuara dhe të pazbatuara plotësisht, nuk garantojnë qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale të vendit.

    “Gjetjet e auditimit theksojnë domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie kombëtare të unifikuar dhe ndërsektoriale për moshimin e popullsisë, të mbështetur në analiza demografike të thelluara, objektiva afatshkurtër dhe afatgjatë, tregues të matshëm dhe një sistem të integruar të monitorimit. Një strategji e tillë duhet të bashkojë në një dokument të vetëm politikat e punësimit, lindshmërisë, migracionit, mbrojtjes sociale dhe zhvillimit ekonomik, për t’u përballur me fenomenin e moshimit”.

    Per sociologët, qasja e një programi të vetëm staregjik për moshimin do të thotë më shumë fokus tek mosha e tretë.

    “Të moshuarit tanë janë të papërfshirë, nuk marrin ato shërbime që duhej të merrnin. Familjarët janë të shqetësuar kur vjen puna tek të moshuarit që kanë nevoja specifike, të lidhura me sëmundjet kronike, pamundësinë për të lëvizur, dhe ata hasin shumë vështirësi. Plani kombëtar duhet të jetë afatgjatë, jo strategji afatshkurtra. Duhet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në një qark të caktuar. Ky plan kombëtar duhet të jetë aktiv dhe të përfshijë shumë specialitete, si aspektet shëndetësore dhe ato psiko-emocionale”, thotë sociologia Entela Binjaku.

    Të dhënat e INSTAT tregojnë se 15.4% e popullsisë shqiptare është mbi 65 vjeç. Parashikimet e institucioneve ndërkombëtare flasin për një rritje të mëtejshme, ku deri në vitin 2050 kjo shifër pritet të kapërcejë 25%, një nga nivelet më të larta në rajon.

    ekonomi mungon dokumenti strategjik Sfidat e moshimit në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.