Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin Enid në Oklahoma, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe dëme materiale, ndërsa stuhi të forta kanë përfshirë disa shtete në SHBA.
Autoritetet lokale raportojnë se janë regjistruar rreth 10 deri në 15 persona të lënduar, ndërsa deri tani nuk ka njoftime për viktima. Ekipet e emergjencës po vijojnë kontrollet në zonat e prekura për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë.
Zyra e Sherifit të Qarkut Garfield bëri të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit dhe verifikimit të zonave të dëmtuara janë ende në zhvillim.
Ndërkohë, Baza Ajrore Vance pranë Enidit është mbyllur përkohësisht për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe ujit, ndërsa po kryhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhia.
Meteorologët paralajmërojnë se moti i keq pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, me rreth 13 milionë banorë në rrezik nga stuhi të forta që shtrihen nga Teksasi lindor deri në kufirin Misisipi–Alabama, me mundësi për breshër dhe tornado të tjera.


